www.gjith-qka.forume.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.albanianforum.net
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Parapsikologjia njohuri e re nė ekspansion

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Age : 35
Registration date : 30/12/2007

Parapsikologjia njohuri e re nė ekspansion Empty
MesazhTitulli: Parapsikologjia njohuri e re nė ekspansion   Parapsikologjia njohuri e re nė ekspansion Icon_minitimeThu Jan 17, 2008 12:04 pm

Parapsikologjia njohuri e re nė ekspansion

Edhe pse konstituimi i psikologjisė si shkencė, i takon etapės sė vonshme, ajo pėr njė kohė shumė tė shkurtė kishte arritur njė reputacion tė pakontestueshėm nė opinionin e gjerė.

▪ Pėrveē lėndės dhe metodės studimore, qė kryekėput mbėshtetet nė parime tė pėrcaktuara empirike, me kohė psikologjia si shkencė nė vete, pėrveē lėndės sė saj studimore, filloj tė ballafaqohet edhe me dukuri tė shumta tė shfaqjeve paranormale. Meqė ishte e ngushtuar nga principet e veta rigoroze mbi tė cilat ndėrtohej, marrja me kėto dukuri u mohua nė tėrėsi, duke i shpallur kėto tendenca si sharlatanizėm. Kėshtu, hulumtimi i kėtyre fenomeneve paranormale, iu mbeti nė duart e disa entuziastėve, tė cilėt, gradualisht, kėrkimet e veta nga kjo lėmi i lartėsuan nė nivelin e njohurisė sė re paralele tė quajtur PARAPSIKILOGJI.

Nocioni parapsikologji, buron nga togfjalėshi "para"-qė nė gjuhėn latine do tė thotė jashtė, dhe "psikologjia"-njohuri qė merret me studimin e psikes njerėzore. Pra, diēka qė nė njėfarė dore mund tė jetė doktrinė nė vete, por jashtė suazave tė pėrcaktuara dhe tė njohura zyrtarisht tė psikologjisė. Edhe pse kjo lėmi u braktis nga shkenca, shumė hulumtues me nam, duke rrezikuar reputacionin e tyre akademik, gradualisht filluan t'i ndėrtojnė themelet e para tė njė lėmi tė ri kėrkimor, i cili, kohėn e fundit, me njė ekspansion tė pa parė, ka filluar seriozisht t'ju bėjė konkurrencė disiplinave tjera ekzistuese shkencore, e nė rend tė parė psikologjisė dhe psikiatrisė.

Historiku retrospektiv i zhvillimit tė parapsikologjisė ėshtė i gjatė, andaj, pa hyrė fare nė kronologjinė e fillit dhe zėnies sė saj, pėrmes kėtij artikulli, deshėm vetėm t'ju prezantojmė gjerėsinė e fushave kėrkimore, me tė cilat ndėrtohet trungu i saj struktural.
Sikurse edhe shumė shkencat tjera nė konstituim e sipėr, edhe parapsikologjia po ballafaqohet me ēėshtjet terminologjike tė emėrtimit tė saj.

Kjo ndoll ngaqė ende pa u definuar zyrtarisht nė qarqet e ndryshme akademike, pėrveē termit parapsikologji, mund tė hasim nė emėrtimet e ndryshme sikurse janė: "psikotronika", "metapsikologjia", "psikoenergjetika" etj. Pa dashur tė polemizojmė me pėrshtatshmėrinė e kėtyre emėrtimeve,
ne do ta pėrvetėsojmė termin "parapsikologji", i cili tashmė ėshtė mė i shpeshtė.



Lėnda studimore e parapsikologjisė
Sqarimi teorik i lėndės tejet voluminoze studimore tė parapsikologjisė, globalisht mund tė pėrfshihet nė katėr grupe themelore:

I. HULUMTIMI I PERCEPCIONEVE JASHĖSHQISORE, (ndryshe e quajtur si "ESP fenomene", qė ėshtė shkurtesė angleze e fjalėve: extra sennsory perception - "ESP"). Nė kuadrin e lėndės studimore tė kėtij grupi, pėrfshihen hulumtimet e shfaqjeve tė ndryshme tė kėtyre fenomeneve:

a) TELEPATIA- hulumtimi i dukurisė sė komunikimit mental nga largėsia, ndėrmjet dy a mė tepėr personave, pa kontakt fizik tė drejtpėrdrejtė;

b) QARTĖPAMĖSIA - hulumtimi i dukurisė sė regjistrimit tė qartė mental tė ngjarjeve nga largėsia, qė diku janė nė ndodhje e sipėr;
c) PREKOGNACIA - hulumtimi i dukurisė pėr parathėnien e ngjarjeve tė ndryshme para se tė ndodhin ato;
d) RETROKOGNACIA - hulumtimi i dukurisė sė qasjes sė qartė perceptive nė ngjarjet qė kanė ndodhur nė njė kohė tė kaluar.

II. PSIKOKINEZA - hulumtimi i ndikimeve pėrmes energjisė mentale nė lėvizjen e gjėsendeve fizike Nė kuadrin e lėndės studimore tė kėtij grupi, pėrfshin hulumtimet e shfaqjeve tė ndryshme tė kėtyre fenomeneve:

a) MATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurive tė paraqitjes sė gjėsendeve materiale, pa qenė ato mė parė tė pranishme aty;

b) DEMATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurisė sė zhdukjes sė gjėsendeve fizike, tė cilat, paraprakisht, kanė qenė prezentė;
c) LEVITACIONI - hulumtimi i fenomenit tė ngathtėsisė mbi forcėn e gravitetit dhe qėndrimit tė sendit fizik pezull mbi sipėrfaqen e mbėshtetjes tokėsore ( kėtu mė tepėr hulumtimi orientohet kah fenomeni i ngritjes sė trupit dhe qėndrimi pezull mbi sipėrfaqen e platesė tokėsore);
d) TELEPORTACIONI - hulumtimin e fenomeneve tė dematerializimit tė gjėsendeve fizike dhe bartjes sė tyre nga njė vend nė njė vend tjetėr;
e) SHĖRIMI PSIKIK - hulumtimi i shėrimit tė shumė sėmundjeve tė ndryshme pėrmes metodave psikike tė veprimit;
f) FOTOGRAFIA MENTALE - hulumtimi i mundėsisė sė fotografimit nė shiritin e celularit filmik tė pamjeve tė ndryshme tė paramenduara si figuracione psikike.

III. PSIKOFIZIKA - hulumtimi i manifestimeve fizike tė fenomeneve parapsikologjike dhe formave tė ndryshme tė shprehjeve paranormale tė energjisė. Nė kuadrin e lėndės studimore tė kėtij grupi, pėrfshihen hulumtimet e shfaqjeve tė ndryshme tė kėtyre fenomeneve:

a) PARAFIZIKA- hulumtimi i fenomeneve tė ndryshme tė manifestimeve energjetike, tė cilat janė evidente, por nuk pėrkojnė me ligjshmėritė e njohura tė fizikės materiale;

b) UFO-FENOMENET - hulumtimi i ekzistimit tė civilizimeve tjera jashtėtokėsore nė Univers dhe mundėsia e vėnies sė kontakteve me ta;
c) ENERGJIA PIRAMIDALE - hulumtimi i fenomeneve tė manifestimit tė energjisė specifike nė hapėsirėn e brendėsisė sė piramidave tė lashta egjiptiane dhe ndryshimeve qė ajo shkakton nė strukturėn substanciale tė disa elementeve, me njė theks tė veēantė tė ndikimit tė kėsaj energjie nė psiken e njeriut.

IV. NOETIKA- ėshtė njė njohuri specifike kėrkimore qė vepron nė kuadrin e parapsikologjisė, e qė merret me hulumtimin e shpirtit dhe tė vetėdijes, si dhe fenomeneve tė manifestimit tė tyre. Nė kėtė lėmi tė veēantė kėrkimore hyjnė kėto degė:

a) PSIKOLOGJIA TRANSPERSONALE - e cila merret me hulumtimin e potencialeve tė ndryshme tė zhvillimit njerėzor;

b) TANATOLOGJIA - hulumtimi i ndodhjes sė procesit tė vdekjes;
c) GJENDJET E NDRYSHME SHPIRTĖRORE - hulumtimi i gjendjeve tė ndryshme shpirtėrore nė momentin e transit psikik, qetėsisė meditative, gjendjes hipnotike, projeksionit astral (udhėtimi i vetėdijshėm i shpirtit nė hapėsirat e pakufizuara jashtė trupit), krijimtarinė e ndėrvetėdishme dhe formave tė ndryshme tė kėtij manifestimi, siē bie fjala tė shkruarit automatizuar nė gjendje tė pavetėdijshme, etj.;
d) SISTEMET E USHTRIMEVE TRADICIONALE - kjo degė e lėmit tė parapsikologjisė, ka tė bėj me hulumtimin e koncentrimit mental, meditimit, jogės, hipnozės dhe autohipnozės, sugjestionit dhe autosugjestionit, etj.

Sikurse mund tė vėrejmė nga ky prezantim, lėnda studimore e parapsikologjisė ėshtė tejet voluminoze. Qė tė jetė sa mė e suksesshme nė rrugėn e vetė kėrkimore, asaj i nevojitet njė qasje multi-disiplinare. Pra, i nevojitet edhe ndihma e inkuadrimit tė shkencave tjera ekzakte nė kėtė drejtim. Pa marrė parasysh stagnimin e deritashėm ekzistues nga shkenca oficiale, kohėve tė fundit vėrehet njė qėndrim mė liberal nė kėtė drejtim. Ky liberalizėm i heshtur, ndikon dukshėm qė kontributin e tyre nė kėtė drejtim, ta japin edhe shumė shkencėtar tė njohur botėror.
Njė faktor tjetėr i favorshėm nė kėtė drejtim, e qė kontribuon nė ngritjen kualitative tė metodave hulumtuese tė parapsikologjisė ėshtė, po ashtu, edhe zhvillimi i madh dhe i hovshėm i teknikės sė sofistikuar digjitale.

Dhe, pėr fund, lirisht mund tė konstatojmė se, parapsikologjia sot, nuk ėshtė mė njė lėmi e individėve tė papėrcaktuar kureshtar, por njė njohuri e re serioze qė ėshtė nė ekspansion tė vėrtetė.

Adnan Abrashi-NANDA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://gjith-qka.albanianforum.net
 
Parapsikologjia njohuri e re nė ekspansion
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: