www.gjith-qka.forume.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.albanianforum.net
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vetėvrasja - Komunikimi--aftėsia dhe vetbesimi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Age : 35
Registration date : 30/12/2007

Vetėvrasja - Komunikimi--aftėsia dhe vetbesimi Empty
MesazhTitulli: Vetėvrasja - Komunikimi--aftėsia dhe vetbesimi   Vetėvrasja - Komunikimi--aftėsia dhe vetbesimi Icon_minitimeThu Jan 17, 2008 1:20 pm

Vetėvrasja

-Eshtė njė mundėsi reale nė rastet e depresionit.Afėrsisht njė nė cdo dhjetė mijė amerikanė kryen vetėvrasje cdo vit.Ndėrkohė qė mė shumė gra tentojnė tė bėjn vetėvrasje sesa burrat,janė burrat ata qė vdesin prej vetėvrasjeve tre herė mė shumė se gratė.

pėrse njerėzit kryejnė vetėvrasje?---ndonėse ka arsye tė ndryshme dhe tė vecanta,shumica e tyre kanė tė bėjnė me faktin se ata qė pėrpiqen tė kryejnė vetėvrasje kanė njė ndjenjė se jeta nuk ja vlen tė jetohet,ndjenja e tė qenit pa shpresė dhe e fajit janė zotėruese tė depresionit.Nė qoftė se gjendja duhket e pashpresė kjo mund ta shtyejė personin depresiv tė bejė vetėvrasje.Disa njerėz besojnė qė akti i vetėvrasjes ėshtė njė kėrkesė e dėshpėruar pėr ndihmė.Me sa duket,personat qė bėjnė vetėvrasje janė individ qė nuk janė tė zotė tė merren siq duhet me stresin e tyre dhe nuk gjejnė rrugėdalje tjetėr.Disa gjėra mund tė bėhen pė tė ndihmuar nė ndalimin e vetėvrasjes.Rastet kur viktimės sė mundshme pėr vetėvrasje i kėrkohet qė tė mos e kryej vetėvrasjen pa takuar mė parė njė kėshilltar duket se janė tė sukseshme.Duke biseduar me ta se si ndihen,ai mund tė krijojė tek ata njė ndjenjė besimi deri sa tu jepet ndihma e vėrtet profesionale.Po tė jeni me njė viktimė potenciale pėr vetėvrasje,shoqėroheni atė pėr tė marrė ndihmė.Njė qendėr kėshillemore,njė ergjencė spitali,madje edhe njė stacion policie janė vende ku profesionistėt do tė dijnė se si ta pėrballojnė situatėn.Nėse me tė vėrtet personi e ndjen se nuk ka arsye pėr tė jetuar,atėher trajtimi mė i mirė do tė ishte qė atij ti jepet shpresė................





Komunikimi--aftėsia dhe vetbesimi
-Aftėsia qė tė shprehni mendimin tuaj mund tė ju shpie shumė shumė larg.Nė cdo gjė nė jetė pėr suksesin,vendimtare ėshtė pasioni ndaj tij.Nėse dėshironi tė jeni tė mirė,do tė jeni tė mirė.Nėse dėshironi tė jeni tė pasur,do tė jeni tė pasur.Nėse dėshironi tė jeni tė arsimuar,do tė jeni tė arsimuar.Por duhet tė jeni tė sigurt nė atė cka dėshironi,dhe ta dėshironi kryesishtė atė,e jo tė dėshironi me po aq pasion qindra gjėra tė tjera qė janė tė pangjitshme me tė.Mėsoni qė mendimet dhe idetė tuaja,qartė tė ja paraqitni tė tjerėve,individualisht,nė pjesmarrje publike etj.Sa mė shumė qė tė pėrparoni nė kėtė aq mė tepėr do tė zbuloni se shkathtėsia e juaj-vepron te njerėzit nė atė mėnyrė dhe lenė mbresa si kurrė mė parė.Me pėrvetėsimin e shkathtėsisė sė komunikimit me rrethin fitoni vetbesim,ndėrsa personaliteti i juaj i gjithėmbarshėm bėhet mė i mirė dhe mė i ngrohtė.Flitni,kurdo qė mundeni,disave apo shumicės,do tė flitni gjithnjė mė mirė dhe mė mirė,do tė ndjeni kthjelltėsin e shpirtit,do tė ndjeni se jeni personalitet i plotė dhe i rrumbullaksuar.
"nėse aq shumė e dėshironi suksesin,me siguri dhe da ta arrini"
-Me ndryshimin e mėnyrės sė tė menduarit mund qė ta ndryshoni edhe jetėn tuaj.Frika mposht shumė njerėz mė shumė se gjdo gjė tjetėr nė botė,por ėshtė edhe e dobishme qė njeriu tė ketė pak frikė,por vetbesimi dhe dashuria e pėrsosur e pėrzė frikėn.Nėse idetė i kemi tė qarta,fjalėt vijnė vetvetiu dhe nė mėnyrė tė pavetėdishme,sikurse frymėmarrja.
***shikoni dėgjuesit mu nė sy dhe filloni tė flitni me aq vetbesim,sikurse secili nga tė pranishmit tė ju ketė borgj njė shumė parash
***rrėfejuni tė tjerėve pėr atė cka ju ka mėsuar jeta
***gjithnjė pėrpiquni tė mblidhni dhjetė herė mė shumė fakte se qė do ti pėrdorni,e ndonjėherė edhe qindra herė mė shumė
***frika e bindjes sė sinqert ėshtė infektuese
***mėsoni sa mė shumė qė mundeni mbi atė qė ju duket si temė intresante
***sa mė shumė qė arrini ta pėrjetoni ngjarjen dhe ndjenjat mbi tė cilat flitni,aq mė gjallėrishėm do tė shpreheni
***tė sotmen gjithnjė ėshtė mė mirė ta shohim nė krahasim me vėshtirėsitė e sė kaluarės
***bėhuni plotėsishtė tė sinqert
***ndjenjat janė mė tė fuqishme se sa idetė e ftohta,kur ato zgjohen me sinqeritet

-Secil njeri kėrkon dashuri,por kėrkon edhe respekt.Secia qenie njerėzore ka ndjenjėn pėr vlefshmėrinė personale,rėndėsinė dhe dinjitetin.Po ta lėndoni aty,pėrgjithmonė e keni humbur.Nese dikė e doni dhe e respektoni,i ndihmoni tė zhvillohet,atėherė edhe ai ju do tė ju respekton.
"gjithcka varet nga mėnyra se si flet dikush,dhe jo se cka flet ai"

dhe

"vendosmėria qė tė arrini sukses ėshtė me e rėndėsishme se cdo gjė"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://gjith-qka.albanianforum.net
 
Vetėvrasja - Komunikimi--aftėsia dhe vetbesimi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: