www.gjith-qka.forume.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.albanianforum.net
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Magjia e zezė dhe ndikimi i saj

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Age : 35
Registration date : 30/12/2007

Magjia e zezė dhe ndikimi i saj Empty
MesazhTitulli: Magjia e zezė dhe ndikimi i saj   Magjia e zezė dhe ndikimi i saj Icon_minitimeThu Jan 17, 2008 10:12 am

Kohėn e fundit tė gjithė jemi dėshmitarė se shumica e njerėzve pėr shumė sėmundje, brenga jetėsore, ērregullime tė ndryshme psikike dhe shqetėsime shpirtėrore, kėrkojnė ndihmė nga terapeutėt laikė tė metodave alternative tė shėrimit.

▪ Kur nė jetėn e pėrditshme ballafaqohet me situata tė kėtilla, edhe skeptikut mė tė madh, me njė edukatė tė fortė materialiste, dyshimi i parė intim qė do t'i bie ndėrmend ėshtė: "Mos jam vallė nėn ndikimin eventual tė magjisė sė zezė?!"

Jo vetėm tek ne shqiptarėt, por frika nga magjia e zezė ekziston dhe ka ekzistuar pėrherė, edhe tek tė gjithė popujt tjerė, pa marrė parasysh shkallėn e zhvillimit tė tyre kulturor dhe civilizues. Nėpėr shumė shtete tė Evropės sė sotme si dhe nė kontinentet e tjera, ekzistojnė dhe pėrherė kanė ekzistuar kulte tė ndryshme, tė cilat e kultivojnė magjinė e zezė. Ato janė bashkėsi dhe shoqata tė ndryshme qė veprojnė legalisht, gjysmė-legalisht, ose tė fshehura pas ndonjė shkolle tė ushtrimit dhe tė edukatės psikike. Kėto kulte dhe shoqata kanė njė numėr tė madh anėtarėsh, e shpesh nė mesin e tyre gjenden edhe personalitete tė larta tė jetės shoqėrore-politike.

Bie fjala HITLERI, themeluesi i nazizmit famėkeq, ka qenė anėtarė aktiv i njė sekti tė magjisė sė zezė nė Gjermani e ashtuquajtur "TULLA". Edhe simboli nazist i kryqit tė thyer ėshtė simbol magjik qė ka prejardhjen nga simbolet e magjisė sė Egjiptit tė lashtė.

Edhe pse njohuritė pėr magjinė e zezė nė Kosovė dhe tek populli shqiptar nė pėrgjithėsi, janė nga lashtėsia, fatkeqėsisht, kjo frikė, edhe sot e kėsaj dite, me pėrmasa tė mėdha ėshtė e shprehur ende tek gjeneratat tona tė reja. Pėrveē termit tė popullarizuar "magji e zezė", pėr kėtė dukuri, nė popullin tonė mund tė dėgjojmė edhe termet: "sehire", "tė bame" etj.

ĒKA ĖSHTĖ, NĖ REALITET, MAGJIA E ZEZĖ?

Magjia e zezė ėshtė ndikimi psikik i njė personi nė personin tjetėr nga larg, pa dijeninė e tij, me qėllim qė atij ose ndonjė anėtarit tjetėr tė familjes, t'i shkaktohet dėm apo ēfarėdo e keqe. Magjia e zezė kryhet nga personi i caktuar qė disponon aftėsi tė jashtėzakonshme tė ndikimit psikik nga larg dhe quhet magjistar. Kėta persona, aftėsinė e veprimit pėrmes magjisė sė zezė, e kanė tė lindur, tė trashėguar nga njeri prej tė afėrmve (zakonisht prej prindėrve) ose tė arritura me ushtrime tė caktuara mentale si pjesėtar i ndonjė kulti tė magjisė sė zezė. Praktika ka treguar se magjistarėt qė aplikojnė magjinė pėr qėllime negative, aftėsitė e tyre i kanė vėrejtur tek pas tejkalimit tė ndonjė krize mentale, prandaj me plot tė drejtė mund tė konstatojmė se ata janė njerėz psikikisht tė sėmurė.

Magjistari, zakonisht ritualin e caktuar tė magjisė sė zezė e kryen me porosinė e personit tė tretė dhe pėr kėtė veprim realizon tė mira tė konsiderueshme materiale.

Rituali i magjisė sė zezė mund tė kryhet nė mėnyrė direkte, ku mjafton vetėm emri, emri i njėrit prind, mbiemri dhe mosha e viktimės, si dhe nė mėnyrė indirekte, pėrmes sendit tė caktuar fizik ndėrmjetėsues. Si send ndėrmjetėsues fizik, zakonisht kėrkohet: fotografia e viktimės, copa e thoit, qimja e flokut, copa e veshjes intime qė ėshtė bartur njė kohė tė gjatė nga viktima, gjaku te femrat nga njė vatė higjienike e mbeturinės menstruale, unaza etj.
Njėra ndėr veprimet mė tė rėndėsishme tė bėrjes sė magjisė sė zezė ėshtė parafytyrimi tejet i qartė i ngjarjes. E keqja qė duhet t'i ndodhė viktimės duhet tė vizuelizohet qartė nga magjistari nė pėlhurėn filmike tė paramenduar si figuracion psikik. Pasi tė kryhet ky ritual, pėrdorohet metoda tjetėr e mbushjes emocionale tė ngjarjes sė paramenduar dhe, sė fundi, e tėrė kjo si formė tejet e fortė energjetike bartet (induktohet) tek sendi fizik i viktimės. Po tė bėjmė krahasime, ky veprim pėrafėrsisht ėshtė i njėjtė sikurse tek magneti aktiv, i cili pas fėrkimit me forcėn e vet magnetike, magnetizon nė metal tjetėr. Mė pas, sendi fizik i viktimės ku ėshtė kryer rituali induktiv i magjisė, i dorėzohet porositėsit duke i sugjeruar qė atė ta vendosė diku afėr vendit ku mė sė shumti qėndron viktima gjatė ditės: tavolinisė sė pupnės, shtratit tė fjetjes, pragut tė shtėpisė etj.

Kur jemi tek format energjetike tė induktimit psikik, vetėm tė konkretizojmė se, kjo energji mentale qė e pėrdor mendja gjatė koncentrimit tė fortė dhe induktimit tė saj kah sendi i caktuar, nuk ėshtė energji e ndonjė forme kinetike qė e njeh fizika e jonė si shkencė, por kemi tė bėjmė me njė energji nga dimensionet astrale tė absorbuara pėrmes gjendjes sė koncentruar tė transit psikik. Pasi qė kjo energji nuk mund tė regjistrohet nga asnjė instrument sado i sofistikuar matės, mu pėr kėtė shkak, magjia si mėnyrė e ndikimit psikik tek tė tjerėt nga larg, mohohet prej shkencės zyrtare si njė besėtytni e kotė paganė. Nėse do tė arrihet ndonjėherė deri te njė zbulim i ndonjė instrumenti tė tillė, atėherė pa dyshim se kjo do tė jetė arritja mė e madhe e njerėzimit. Kjo do tė na mundėsonte qė lehtė tė regjistrohen dhe tė lexohen edhe mendimet e tė tjerėve.

SI VEPRON NDIKIMI MAGJIZEZĖ?

Pėr ta sqaruar veprimin e ndikimit tė magjisė, nė rend tė parė duhet sqaruar kuptimin e trupit astral qė ėshtė pjesė e ndėrtimit tė tėrėsisė sė ēdo gjallese. Njeriu si qenie e pėrsosur fizike me tė gjitha organet e veta funksionale, pėrbėhet edhe nga trupi energjetik qė ndryshe quhet si: "trupi astral", ose nė shumė literatura tė popullarizuara ezoterike, si "AURA". Ajo, nė njė distancė prej 7,5 cm, e pėrshkruan tėrė trupin fizik tė njeriut.

"Trupi astral" ėshtė substancė energjetike dhe ajo nuk mund tė vėrehet me shqisat tona normale, edhe pse ka njerėz tė prirė dhe tė ushtruar mentalisht qė "Aurėn" e regjistrojnė edhe me shqisa fizike. Se "Aura" si mbėshtjellėse energjetike e trupit vėrtet ekziston, nuk ka dyshim edhe pėr shkencėn bashkėkohore, sepse kohėn e fundit janė zbuluar shumė instrumente tejet precize digjitale elektronike qė e regjistrojnė dhe e incizojnė atė.

Kėtu si ilustrim mund tė pėrmendim kamerėn e popullarizuar tė KIRILIJANOVIT (sipas mbiemrit tė zbuluesit sovjetik). Trupi astral, pra, ėshtė trup energjetik dhe funksioni i tij ėshtė i shumėfishtė.

Si detyrė themelore ka, qė nė rend tė parė ta furnizojė me ENERGJI VITALE (jetėsore) tėrė qenien tonė, tė cilėn e pranon nga Universi. Nė "trupin astral", (qė gjendet nė AURĖ) pėrveē funksionit tė furnizimit me energji vitale, nė forma tė "valėve elektromagnetike" janė tė regjistruara tė gjitha mendimet, emocionet dhe synimet tona nė pėrgjithėsi, sė bashku me ngjarjet e ndryshme qė na kanė ndodhur dhe presin tė ndodhin nė tė ardhmen.

Pėr nga funksionaliteti i tij, "trupi astral" ėshtė neutral dhe nuk bėn dallime nė mes tė mirės dhe tė keqes. Nėse ato kanė depėrtuar nė ndėrdijen tonė, aty regjistrohen dhe ekzekutohen tė gjitha mendimet, pėrjetimet emocionet dhe parafytyrimet e ndryshme. Ky funksion i natyrshėm i qenies sonė ėshtė tėrėsisht i pavetėdijshėm, prandaj ne as qė mund ta vėrejmė me vetėdije tė plotė. Ai nuk njeh largėsi tė shprehura me metra ose kilometra. Nė tė nuk ekziston hapėsira e caktuar e veprimit dhe as koha.

Njė "trup astral" individual, njėkohėsisht ėshtė integrim nė trungun e pėrgjithshėm astral kolektiv qė ne ndryshe e quajmė edhe si "ndėrvetėdije kolektive" (sipas K.G. Jungut). Prandaj, nė tė, pėrveē aktiviteteve tė vetėdijshme tė mendjes sonė, regjistrohen edhe porosi telepatike (transmisive) qė pėrmes planit "astral kolektiv" pėrcillen nė planin "astral individual" konkret.

Pas kėtij sqarimi, t'i kthehemi sėrish sendit fizik ku ėshtė kryer rituali i magjisė sė zezė. Kur personi i caktuar-viktima, vjen pėr sė afėrmi nė kontakt me pjesėn e vet fizike, nė tė cilėn mė parė nga magjistari ėshtė induktuar porosia magjizezė, atėherė "Aura" e tij e njeh atė si diēka e vetja, ashtu qė pa kurrfarė pengesa e pranon mbushjen energjetike nga ai send. Kėshtu energjia e indiktuar nga sendi ndėrmjetėsues transmetohet nė "Aurėn" e viktimės dhe, varėsisht nga forca e mbushjes energjetike qė ėshtė induktuar, pret momentin e caktuar tė realizimit.

ZBULIMI DHE EVITIMI I MAGJISĖ SĖ ZEZĖ

Sė pari duhet pasur kujdes se ēdo problem, "fati i zi", apo ndonjė sėmundje e pashėrueshme, nuk duhet tė merret decidivishtsi e shkaktuar nga magjia e zezė. Sepse, nėse pėr vete permanent krijojmė mendime negative nė formė tė frikės, dyshimeve... etj., atėherė edhe kėto gjendje psikike, si valė elektromagnetike, pėrmes shtypjes, depėrtojnė dhe regjistrohen nė ndėrvetėdijen tonė, duke pritur aty ēastin e favorshėm tė realizimit. Ēdo mendimi i yni, pa marrė parasysh nė ėshtė negativ apo pozitiv, krijohet si figuracion i vizuelizuar dhe nėse pėrcillet me njė emocion tė fortė shpirtėror, si valė elektromagnetike, regjistrohet nė ndėrvetėdijen tonė. Pėrsėritja e pėrhershme shkakton mbushjen energjetike dhe kjo porosi e shkaktuar nga vetė ne ėshtė reale, me tendencė qė tė materializohet nė praktikė.

Pra, analizėn e parė nė evitimin e magjisė sė zezė duhet nisur nga vetvetja. Mos jemi vetė shkaktarė tė saj? Nėse kemi indice tė forta se, vėrtet, jemi nėn ndikimin e magjisė sė zezė, atėherė hapi i dytė qė duhet bėrė ėshtė zbulimi i sendit ndėrmjetėsues fizik. Kjo ka njė rėndėsi tė madhe dhe tė shumėfishtė, sepse nga shėruesi (terapeuti) i aftė me zbulimin e sendit ndėrmjetėsues, mund tė vėrehet se ēfarė metode e ndikimit energjetik ėshtė kryer nė tė (ritualit tė ajrit, zjarrit, ujit ose tokės). Mė pas, pėrmes djegies, hedhjes nė lum, varrosjes nė tokė, bėhet asgjėsimi i sendit ndėrmjetėsues dhe pengohet ndikimi i mėtejmė i tij.

Tė kemi kujdes!
Me zbulimin dhe asgjėsimin e sendit ndėrmjetėsues fizik nuk ėshtė shkatėrruar edhe ndikimi i magjisė sė zezė, e cila veē ka depėrtuar. Ajo, si "larvė" ekziston nė "AURĖN" e viktimės dhe ende vepron. Prandaj, duhet lajmėruar terapeutin e aftė, i cili posedon aftėsi qė me metoda tė kundra ndikimeve pozitive (magjisė sė bardhė), ta asgjėsojė nė tėrėsi nga "Aura" veprimin e mėtejmė tė "lavrės" sė mbetur negative.

PREVENTIVA DHE MBROJTJA NGA MAGJIA E ZEZĖ

Nė tė gjitha literaturat profesionale ezoterike tė shumė shkollave tė magjisė sė bardhė, pėrveē disa metodave terapeutike vetėmbrojtėse, si metodė mė e fortė dhe mė efikase theksohet mosbesimi nė magjinė e zezė (negacioni i vetėdijshėm i ndikimit tė saj). Por, sa ėshtė reale qė vėrtetė dhe me gjithė qenien tonė e mohojmė se ajo ekziston? Frika nga e keqja dhe pasiguria permanente nė vete na bėjnė tolerant dhe diku nė intimen e shumė njerėzve ekziston doza e caktuar e dyshimit.

Metoda tjetėr rituale tejet efikase ėshtė metoda e autosugjestionit, pėrmes sė cilės, si vazhdimėsi ndikojmė nė vetvete duke rrėnjosur gjithnjė mendime pozitive tė vetėbesimit. Kėshtu krijojmė njė barrierė tė fortė energjetike rreth "Aurės" sonė, e cila pengon ēfarėdo ndikimi negativ nga jashtė.

Autosugjestioni duhet tė jetė i pėrhershėm dhe me besim tė fortė nė suksesin e saj. Kur pėr veten krijojmė "larva" tė forta energjetike pozitive, atėherė nė "Aurėn" tonė kurrė nuk do tė ketė plasaritje pėr ndikime tė padėshirueshme nga jashtė. Personalitetet e ndryshme me karakter dhe vetėbesim tė fortė, kurrė nuk ka mundėsi tė jenė nėn ndikimin e veprimeve nga jashtė: "Aura" e tyre ėshtė e mbyllur dhe vepron vetėm nė brendinė e vet funksionale.

Adnan Abrashi-NANDA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://gjith-qka.albanianforum.net
 
Magjia e zezė dhe ndikimi i saj
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pitagora dhe magjia e numrave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: