www.gjith-qka.forume.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.albanianforum.net
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ēka hamė tė tillė dhe jemi!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Age : 35
Registration date : 30/12/2007

Ēka hamė tė tillė dhe jemi! Empty
MesazhTitulli: Ēka hamė tė tillė dhe jemi!   Ēka hamė tė tillė dhe jemi! Icon_minitimeThu Jan 17, 2008 10:58 am

Pėr njeriun, ushqimi nuk ėshtė i rėndėsishėm vetėm nė ripėrtėritjen e qelizave tė trupit, por konsiderohet edhe si material energjetik pėr shumė funksione tė tij.
▪ Kur trupi, njė kohė tė gjatė mbetet pa ushqim, ai sė pari shpenzon rezervat e dhjamit tė akumuluara nė sipėrfaqet e brendshme tė shtresave muskulore, mė pas, yndyrat nė muret e enėve tė gjakut, pastaj tre indet muskulor, dhe nė stadin e fundit, palcėn nga eshtrat trupore.

Parė nga komponentėt pėrmbajtjesor, ushqimi qė ne zakonisht e pėrdorim, pėrbėhen nga proteinat, hidratet e karbonit, yndyrat, vitaminat dhe mineralet. Pėr tė ekzistuar si gjallesa, gjatė tėrė jetės kemi nevojė tė konsumojmė sasi tė konsiderueshme ushqimi, qė patjetėr duhet tė pėrbėhet nga pesė komponentėt e lartpėrmendur. Pėrndryshe, mungesat e shpeshtė dhe e gjatė e njėrės prej kėtyre komponentėve ushqyese, shkakton sėmundjen, vetasgjėsimin dhe sė fundi, vdekjen fizike tė trupit.

Pėr ruajtjen e pėrhershme tė nevojės sė organizmit pėr ushqim, kujdeset instinkti i ynė mė i fortė i vetekzistimit-instinkti i urisė. Instinktet, pėrndryshe, janė nevoja tė forta vetė ekzistenciale, pėrmbushja ose mospėrmbushja e tė cilėve, shkakton shkallėn e ndjesisė sė lartė tė kėnaqėsisė apo tė shqetėsimit tė fortė emocional.

Edhe pse uria ėshtė nxitje e natyrshme e pėrmbushjes sė njėnevoje jetėsore, ajo, shpesh, di qė nga ana e EGO-s, tė formohet si shprehi, e cila, nė mėnyrė tė pakontrolluar tenton ta nxisė pėrjetimin e kėsaj kėnaqėsie. Nė kėto raste, me pėrmbushjen e tepruar tė kėsaj nevoje pėrmes oreksit tė pakontrolluar, shkaktohen shumė ērregullime tė natyrės fizike dhe psikike. Andaj, me prejardhje nga traditat e lashta tė popujve tė ndryshėm, pėr vetėkontrollin e oreksit, aplikohen regjime tė llojllojshme. Si forma mė tė lashta dhe mė tė pėrhapura tė regjimit tė caktuar tė tė ushqyerit janė: VEGJETARIANITETI dhe abstenimin parcial nga ushqimi - AGJĖRIMI. Ndėrsa, si njė terapi gastronomike tejet e popullarizuar dhe e preferuar edhe nga medicina e jonė bashkėkohore, ėshtė DIETA-marrja e seleksionuar e disa artikujve ushqimor me pėrmbajtje tė caktuar.

Vegjetarianiteti

Pėr ta mbajtur nėn kontroll tė vetėdijshėm instinktin tejet tė fortė tė oreksit pėr ushqim, si dhe pėr ta arritur mėnyrėn mė kualitative tė tė ushqyerit, Joga dhe traditat tjera tė vetėngritjes shpirtėrore tė Lindjes, njohin dhe e zbatojnė vetėm njė sistem tradicional tė ushqimit - VEGJETARIANITETIN, qė nėnkupton, abstenimi nga ushqimi me prejardhje dhe pėrmbajtje shtazore.

Pse nuk preferohet me kėtė traditė ushqimi shtazor, por insistohet kryekėput nė ushqim bimor?

Ushqimi bimor ėshtė transformimi i parė energjetik natyror, sepse, mbillet fara dhe nga ajo mbin bima qė e pėrdorim pėr ngrėnie. Prandaj, transformimi i parė energjetik natyror ėshtė ushqim shumė mė kualitativ. Mishi i takon transformimit tė dytė energjetik natyror, sepse shtazėt ushqehen me bimė, e njeriu me mishin e shtazėve qė ushqehen me bimė. Gjithnjė, duke u bazuar nė kėtė parim, kurrė nuk preferohet qė mishi pėr ushqim tė jetė i shtazės mishngrėnėse, por vetėm bimėngrėnėse. Pėrpos disa atraksioneve shfrenuese gastronomike, fare nuk praktikohet tė pėrdoret si ushqim i rregullt mishi i maces, i ujkut, i qenit etj. Sepse, nė kėto raste do tė kemi njė ushqim tė transformimit tė tretė energjetik.

Shkaku i aplikimit tė mėnyrės sė tė ushqyerit vegjetarian, nuk ėshtė vetėm tek burimi i saj energjetik, por edhe tek pėrmbajtja nė mish e sasive tė konsiderueshme tė toksinave organike.

Shtaza kur pėrgatitet pėr therje, e parandien rrezikun qė i afrohet, andaj nga frika, nė organizmin e tij bėhet tajimi mė i madh i hormoneve, veēanėrisht, hormonit tė adrenalinės.

Adrenalina e tajitur nė trupin e shtazės nga frika e paranderė e rrezikut, edhe pas therjes mbetet nė pėrbėrje tė mishit, tė cilėn, mė pas, ne e pėrdorim si ushqim. Edrenalina si hormon i organit dihet - shkakton shqetėsim dhe agresivitetin. Si pasojė e mospėrdorimit tė mishit, ėshtė vėrtetuar edhe skencėrisht se vegjetarianėt, fizikisht, kanė sistem imunobiologjik shumė tė fortė, pastaj lėkura e tyre ėshtė gjithmonė e re. Nuk djersiten fare dhe rrezatojnė njomėsi dhe hajthshmėri. Nuk vuajnė nga sėmundjet kardio-vaskulare, e ē'ėshtė mė kryesorja, mplakja si proces natyror ėshtė tejet i ngadalėsuar.

Nė krahasim me popujt, sistemi i ti cilėve parasheh pėr ushqim mish tė mjaftueshėm nė tryezė, statistikat e fundit gjithnjė e mė tepėr vėrtetojnė se nė Indi dhe nė vendet me traditė vegjetariane tė tė ushqyerit, kanceri si sėmundje, pothuajse, nuk ekziston fare. Nga aspekti psikik, vegjetarianėt tradicionalė janė gjithnjė tė qetė dhe tepėr komunikativė me rrrethin . Nuk kanė strese! Andaj, edhe jo rastėsisht, shumė koka gjeniale tė botės kanė qenė vegjetarian tė pėrbetuar, bie fjala, si: Leonardo da Vinēi, Bernard Shou, Edisoni, etj. (nė Kosovė: Adem Demaēi, Idriz Ajeti etj.) Lista e personaliteteve tė shquara si vegjetarian duhet tė jetė i madhe.

Abstenimi parcial nga ushqimi (Agjėrimi)

Pėrveē vegjetarianitetit, si mėnyrė tradicionale e tė ushqyerit, disa religjione aplikojnė edhe abstenimin parcial nga ushqimi - agjėrimin, duke e konsideruar kėtė regjim tė tė ushqyerit si tejet relevante nė procesin e fisnikėrimit tė pėrgjithshėm pėrmbajtjesorė tė ndėrtimit tė trupit tonė dhe si faktor tė rėndėsishėm nė rrugėn e ngritjes shpirtėrore tė njeriut.

Abstenimi nga ushqimi, gjegjėsisht agjėrimi, ėshtė metoda mė e vjetėr e shėrimit tė sėmundjeve nė historinė njerėzore. Janė interesante disa trajtime shėruese tek terapeutėt tradicional tė Lindjes, kur ata, nė rastet e sėmundjeve, pacientėve tė tyre ua preferojnė agjėrimin parcial. Tek ne, pėrkundrazi, tė sėmurit i cili gjatė sėmundjes ndjen humbjen e oreksit, me dhunė i japim ushqimi, gjoja pėr t'ia forcuar organizmin.

Njė veprim i njėjtė na shfaqet edhe tek shtazėt. Ata si qenie instiktive, kur ballafaqohen me sėmundjen, spontanisht abstenojnė nga ushqimi deri sa tė arrihet shėrimi i tėrėsishėm. Po ashtu, jo vetėm islamizmi si religjion mė i pėrhapur qė e obligon regjimin e agjėrimit gjatė 30 ditėve tė muajit tė Ramazanit, por abstenimin nga ushqimi, me disa karakteristika, mund tė haset nė tė gjitha religjionet tjera dhe sektet e ndryshme tė edukimit shpirtėrore, si nė Lindje, ashtu edhe nė Perėndim. Shumė shenjtėr, para se tė kenė arritur ngritjen e tyre spirituale, kanė agjėruar njė kohė tė gjatė. Dihet mirė se Jezusi, Mojsiu e tė tjerėt, pėr ta pastruar dhe riedukuar shpirtin kanė agjėruar edhe deri dyzet e mė tepėr ditė. Kėshtu ishte edhe me Muhamedin, i cili, kur e pranoi kontaktin e parė me nivele mė tė larta hyjnore, i vetmuar tėrėsisht nė shpellėn "HIRA", ka qenė nėn regjimin e agjėrimit. Prandaj, edhe zbritja e KUR'AN-it bėhet gjatė muaji tė Ramazanit, kur edhe aplikohet agjėrimi si obligim pėr besimtarėt.

Pse regjimi i agjėrimit parcial nga ushqimi konsiderohet si terapi preventive dhe shėruese pėr trupin dhe shpirtin e njeriut?

Sikurse thamė mė parė, kur trupi nuk ka ushqim, ai fillon tė shpenzojė veten. Nė kėtė proces, nė trup bėhet djegia e rezervave yndyrore dhe ato qė shtresohen nėpėr muret e enėve tė gjakut. Kėtė lloj yndyre nė gjak, mjekėsia e quan kolesterol.

Me shpenzimin e kolesterolit mė tepėrt, paralelisht bėhet edhe shkatėrrimi dhe tretja e shumė toksinave tjera tė dėmshme qė janė futur nė organizėm pėrmes ushqimit, ajrit dhe tretjeve tė panevojshme hormonale nga streset e pėrditshme tė njeriut.
Stresi ėshtė sėmundja mė e rrezikshme e njeriut bashkėkohor.

Edhe pse shkaktari ėshtė i natyrės psikike, stresi fizikisht shkaktohet me procesin natyror tė tretjes sė hormoneve nė gjak pėr ta mobilizuar organizmin pėr aksion. Me pranimin e sinjalit tė rrejshėm tė stresit, bėhet tajimi i hormoneve adekuate. Pasi realisht kėto nuk janė tė nevojshme pėr momentin, mbeten tė shtresuara nė muret e enėve tė gjakut dhe kėshtu shkaktojnė njė varg ērregullimesh organike. Nga kėto ērregullime, mė i pėrhapur pėr njeriun e sotėm modern ėshtė infarkti i zemrės.

Agjėrimi, pėrveēse bėn djegien e toksinave tė ndryshme nė organizėm dhe mbeturinave nga hormonet e tepėrta dhe tė shtresuara nė enėt e gjakut, njėkohėsisht ngadalėson edhe mplakjen fizike tė trupit. Tek para disa vjetėve, nė njė shkrim revyal tė kurioziteteve, hasa nė njė artikull qė shkonte nė favor tė kėsaj teme. Aty bėhej fjalė pėr zbulimin e shkencėtarit Rus, Vlladimir Nikitin, i cili, pas shumė hulumtimeve eksperimentale tė bėra me shumė grupe njerėzish, vėrtetonte kėtė parim. Ky shkencėtar, nė mes tjerash, ka konstatuar se, nė procesin e mplakjes, rol tė rėndėsishėm luajnė gjėndrat endokrine.

Me kohė, kėto gjėndra, fillojnė tė ndryshojnė rrėnjėsisht duke tajitur gjithnjė e mė pak hormonin e insulinės, i cili e ndihmon organizmit pėr pėrpunimin dhe tretjen e materieve ushqyese. Nė anėn tjetėr, gjėndrat mbiveshkore prodhojnė hormone qė janė antagoniste me atė tė pankreasit, dhe me moshė, kjo gjndėr, fare nuk e dobėson funksionin e vet tė tajitjes. Kėshtu, me vjetėrsimin tonė, bėhet disharmonia e tajitjes sė kėtyre dy hormoneve antagoniste tė insulinės, e cila mbetet e mangėt nė krahasim me gjėndrėn e pankreasit qė gjithnjė ėshtė e pandryshueshme. Kėshtu, me zvogėlimin e tajitjes sė insulinės, kemi dukurinė e mostretjes sė shumė materieve tė dėmshme qė akumulohen nė qeliza dhe shkaktojnė mplaken e organizmit dhe tė trupit nė tėrėsi. Me agjėrim, ky ērregullim vjen deri tek balancimi i baraspeshave ndėrhormonale antagoniste.

Agjėrimi, pėrveē tė gjitha rėndėsive qė i cekėm, luan njė rol shumė tė madh edhe nė ushtrimin e vullnetit tonė pėr vetėkontroll. Pra, nga ana shpirtėrore, pėrmes agjėrimit dhe pėrballimit tė urisė, ushtrohet edhe vullneti si aktivitet psikik, qė kėtė instinkt, ta mbajė pėrherė nė mbikėqyrjen e UN-it, e jo tė EGO-s, e cila, pėrmes shfaqjes sė nevojės sė tepruar pėr ushqim, tenton qė me ēdo kusht ta pėrmbushė atė.

Kur me ndėrmjetėsimin e EGO-s kėnaqen kėrkesat tona instiktive pėr ushqim, atėherė na imponohet oreksi i madh edhe nė momentin kur trupi ynė s'ka nevojė pėr gjėra ushqimore. Nė kėto raste, substancat e tepėrta ushqyese, veēanėrisht yndyrat, akumulon nė tė gjitha pjesėt e trupit si rezerva, nė formė tė dhjamit. Prandaj, kemi trashjen e tepruar dhe deformimin e trupit.

Pėr t'iu larguar stresit psikik nga jeta e pėrditshme, EGO-ja, zakonisht, si mekanizėm mbrojtės, orienton vėmendjen tonė kah kėnaqėsitė, veēanėrisht tė rritjes sė oreksit pėr ushqim, andaj nė rezervat tona dhjamore, qė krijohen nė trup, nuk akumulohet vetėm dhjami si yndyrė, por edhe vetė stresi nė kujtesėn e qelizave tė reja tė riprodhuara. Prandaj, nėse eventualisht do t'i nėnshtrohemi ndonjė diete pėr humbjen e kilogramėve tė tepėrt, ne, patjetėr, do tė ballafaqohemi edhe me frustracione tė caktuara psikike. Kėto forma tė ndryshme emocionale janė edhe zbrazja e streseve tė vjetra qė janė ruajtur nė trup pėrmes kujtesės sė qelizave tė reja riprodhuese.

Ėshtė tejet e rėndėsishme tė dimė se gjatė humbjes sė kilogramėve tė tepėr, qė realisht janė rezerva yndyrore, ne largojmė edhe klishetė e streseve tė caktuara qė janė tė regjistruara nė kujtesėn programore tė vetė informatės sė qelizės, indit, etj.

Mu pėr kėtė shkak, shumė dieta pėr heqjen e kilogramėve tė tepėrta dėshtojnė nė praktikė.

Aplikuesit e saj nuk janė tė pėrgatitur qė, me zbatimin e regjimit tė urisė graduale, gjatė humbjes sė rezervave tė tepruara tė dhjamit yndyror nė organizėm, duhet tė ballafaqohen edhe me stresin, i cili largohet sė bashku me tepricėn yndyrore nga trupi.

Adnan Abrashi-NANDA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://gjith-qka.albanianforum.net
 
Ēka hamė tė tillė dhe jemi!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: