www.gjith-qka.forume.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.albanianforum.net
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Akrepi (22 tetor - 21 nėntor)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Age : 35
Registration date : 30/12/2007

Akrepi (22 tetor - 21 nėntor) Empty
MesazhTitulli: Akrepi (22 tetor - 21 nėntor)   Akrepi (22 tetor - 21 nėntor) Icon_minitimeThu Jan 17, 2008 11:10 am

Akrepi (22 tetor - 21 nėntor)

Element: UJI
Planeta dominuese: MARSI
Nėnshenja: BRICJAPI
Ngjyra astrologjike: E KUQJA (me tone tė mbyllta) dhe E GJELBĖRA e mbyllėt, e cila iu shėrbem pėr qetėsim nervash; (kjo e fundit iu konvenon posaēėrisht akrepėve).
Metali: ARI I KUQ
Guri i ēmueshėm: RUBINI
Bima: MIMOZA (lulet me ngjyra tė gjalla)
Numri i fatshėm: 100
Veti tė pėrgjithshme: vdekja, seksualiteti, metamorfozat, krizat nervore, vizionariteti. Janė ngushtė tė lidhur me ēdo gjė qė ėshtė e errėt.

▪ AKREPĖT pėr nga natyra janė enigmatikė, prandaj i donė netėt, hijet, ambientet e pandriēuara; ēdo gjė e ndritshme dhe e bujshme - i pengon.

Natyra e tyre ėshtė e begatė me kontraste, ku ekziston lufta e pandėrprerė midis arsyes dhe pasioneve.

Janė krenarė, dhe, edhe pse shenja uji, dėshirojnė tė dominojnė.
Janė shenja artistike. Shpesh janė gjenialė.

Janė mė tė rrezikshėm nga tė gjithė ujtarėt. Dinė tė jenė kryeneē, por edhe tė ashpėr; prandaj, vėshtirė ėshtė pėr t'i kuptuar. Janė enigmatikė. Tė padefinueshėm. Kompleks.

Planet e kanė MARSIN e natės. Janė misteriozė. Me shkathtėsi fshehin anėt e tyre tė dobėta. Iu ndihmon INTUICIONI i thellė.

Edhe pse tė preokupuar shumė me vdekjen, dhe pesimistė nė esencė, megjithatė janė plot jetė e dinamikė jetėsore.

Tej mase tė ndjeshėm nė simpati dhe antipati. Kurrė s'e harrojnė padrejtėsinė qė iu bėhet. S'i hiqen luftės, e as qė e pranojnė disfatėn.

Tė qėndrueshėm nė vendime, tė qėndrueshėm nė aksione. Janė nė gjendje qė tėrė energjinė ta koncentrojnė pėr qėllimin qė ia kanė caktuar vetvetes.

Mendjemprehtė, tė hapur pėr koncepte tė reja, me inteligjencė tė fortė dhe me mendime tė zjarrta. Janė tipa tė guximshėm, luftarakė. Por, janė mė efikas nė mbrojtje sesa nė sulm.

Fizikisht, rėndom, janė joproporcionalė, disharmonikisht tė projektuar, por nė tė shumtėn e rasteve - ēuditėrisht - kanė njė "bukuri djallėzore": shikim tė mprehtė dhe sharm tė papėrballueshėm.

Zėrin e kanė tepėr shqetėsues, shqetėsim i kėndshėem.
Kanė forcė tė kontrollohen. Tė pasionuar. Nuk bėjnė asgjė gjysmake, qoftė ajo mirė apo keq. Me energji tė madhe, shpesh seksualistė tė tepėruar. Shpeshherė tė ndarė nė mes tė: neokonformizmit, ekscentricitetit dhe racionalitetit.

Plot ndjenja tė thella, intensive, shqetėsimplote. Ofendimet nuk i fal lehtė. Shpesh me pasione dinake. Shpesh vdesin befasisht, papritmas. Kanė mė tepėr sukses nė pjesėn e dytė tė jetės.

Akrepėt dinė tė jenė edhe destruktivė dhe autodestruktivė. Kjo pėrmasė madhore e shpirtit tė tyre - prirja pėr tejkalimin e ēdo gjėje, madje edhe tė vetvetes - lidhet me vizionin e vdekjes, dhe i bėn sadista tė mėdhenj, sidomos nė dashuri. Ata ndiejnė nevojė tė flertojnė me vdekjen, dhe ky aspekt iu vėrehet nė zėrin e tyre, qė ka ngjyrė erotizmi.

Edhe pse shenja uji, janė "zjarr qė rrjedh", me shikim pabesueshmėrisht depėrtues dhe me gjakim kah pėrsosmėria.

Duken rėndom tė qetė, frikacakė. Kjo ėshtė vetėm sipėrfaqėsore.
E njohin mirė vetveten. S'kanė kohė pėr tė tjerėt. E dinė se janė absolutistė tė papėrmirėsueshėm. Nėnēmojnė krejt ēfarė ėshtė e zakonshme, e pavėrtetė, mediokre, duke qenė tė vetėdijshėm se rreth tyre ēdo gjė ėshtė shkėlqim i rrejshėm, maskė, aktrim.
Nėse dėshironi MIQĖSI, do ta gjeni tek AKREPI. Pėrndryshe, akrepėt paraqesin elitėn nė horoskop dhe nė kategoritė e njerėzve.

Si tip luftarak qė ėshtė, pėr qėllime tė vetat lufton "me duar e me kėmbė".

Janė shenja mė seksuale e Zodiakut. Tėrheqin si magnet nė seksualitetin e tyre superior, qė iu buron nga sytė.

Kryesisht tipa tė natės: fantazues, magjikė, shohin gjėra qė tė tjerėt nuk i shohin. Objekt kanė: shpirtin, seksin,misterin.
Kjo shenjė jep krijues tė mėdhenj nė fushėn e krijimtarisė shpirtėrore.

Ekzistojnė tipat e ulėt dhe tipat e lartė tė akrepit. Tipat e lartė: posedojnė gjakimin faustian pėr tė njohur jetėn dhe vdekjen; posedojnė vetėdisiplinė, vetėkontroll, shpirt tė koncentruar; janė dinjitozė, krijimtarė, tė guximshėm, simpatikė, magjikė.

MASHKULLI AKREP: ėshtė prepotent, xheloz, hakmarrės, tiran, absolutist (madje, edhe nė dashur e miqėsi). Edhe pse gjenialė, me kėta meshkuj ėshtė shumė vėshtirė tė jetohet, sepse janė tiranė dhe despotė tė lindur. Martesa me ta rėndom ėshtė tragjike, ai e maltreton gruan nė tė gjitha mėnyrat e mundshme.
Mashkujt-shkorpionė, kur barten nė krahėt e epsheve, sillen si sadistė, e mundojnė partnerin.

FEMRA-AKREP ėshtė plot pasion, e padefinuar, shpeshherė e ēuditshme, mistike, ndonjėherė impulsive dhe sentimentale, por lucide dhe depėrtuese; gruaja-shkorpion rėndom paraqet enigmė, madje edhe pėr atė qė e njeh kaherė. Sharmi i saj ēmend secilin qė e ka pranė, por ėshtė rėndom e paprekshme, refuzuese, dhe njerėzit e nderojnė duke e kundruar si "grua fatale". Tė fascinon mė tepėr me magjinė e pashpjegueshme tė saj, sesa me bukuri. Sakaq, nga shikimi i saj enigmatik, i errėt, derdhet epshi qė ofron aventurė fatale. Dėshiron tė koketojė e tė pėrvetėsojė; thjesht tė ta vėrė "lakun". Suksein nė kėtė plan e ka tė garantuar kur kėtė e dėshiron. Me tė nuk duhet lozur, se ajo mashkullin e sos dhe e gjuan. Shkorpioni-femėr kėnaqet nė pėrvetėsim dhe koketim, nė diskrecion dhe misteriozitet tė caktuar, shpesh duke i munduar partnerėt. I nevojitet partner i fuqishėm pėr ta mbajtur dhe pėr ta shpėtuar nga sadomazohizmi i saj i lindur.

Oreksi i saj seksual ėshtė greminė, qė duhet pėrmbushur.

FEMRA-AKREP ėshtė e mbyllur dhe enigmatike, idealiste dhe materialiste, nė kufijtė e sė mirės dhe tė sė keqes. I mbetet besnike qėllimit tė vet, por me aktivitetin apo pasivitetin e vet ekstrem, mė sė pari e dėmton vetveten. Ėshtė e pajisur me plot kėrkesa e hire. E padefinueshme. Shpesh e pakėnaqur, shpesh i ndėrron krevatėt (ėshtė e prirur); lojėrat dashurore nuk i adhuron gjithaq, sa ndėrrimin e partnerėve. Ajo ėshtė dashnore qė dėshiron tė koketojė, pastaj me lehtėsi e hedh partnerin. Vėshtirė e gjen partnerin e vėrtetė. Pėrkundėr tėrheqshmėrisė magjike qė posedojnė, ato dijnė tė jenė shpeshherė tejet tė errėta, e mbajnė shumė mend tė keqen, me predisponim pėr shumė bashkėshortėsi. MARSI, planeti sundues i shkorpionėve, iu jep energji tė madhe, pasione, gjakim, andaj edhe shkorpionėt janė shenjat mė seksuale tė Zodiakut.

Erotizmi ėshtė arma e saj mė e mirė dhe mė e ligė. Planeti qė sundon mbi kėtė shenjė, pėrpos MARSIT - Zot i luftės dhe katasttrofės, qė shkorpionin e mbush zjarr e pasion, ėshtė edhe PLUTONI - princ i mjegullės dhe zot i tė vdekurve, i cili sundon nė mbretėrinė e ferrit, dhe ky i bėn ato agresive, tė ashpra, posesive dhe nė kėtė periudhė ato janė nė gjendje tė bėjnė ēdo gjė.

Kanė mė tepėr tė fshehta se ēdokush tjetėr.

Tek ajo ka dashuri apo urrejtje, deri nė fund.

Ndodhet nė luftė tė pėrhershme nė mes trupit dhe shpirtit; ndaj ajo ėshtė herė mė e zezė se djalli, herė mė e bardhė se engjėlli.

TĖ LINDUR NĖ KĖTĖ SHENJĖ: Paganini, Dostojevski, Trocki, Kamy, I. Gandi, E.A. Po, R. Hadson, M. Crnjanski etj.

KOMBINOHEN: partnerėt e tyre mė tė mirė mund tė jenė PESHQIT dhe GAFORRET, pastaj vijnė "tokėsorėt": DEMAT, VIRGJĖRESHAT, BRICJEPTĖ. Disharmonikė me ta janė shenjat "e ajrit" dhe 'tė zjarrit".

PESHQIT janė partnerėt mė tė mirė pėr SHKORPIONĖT. Ata pėr gratė-shkorpionė janė burra dhe dashnorė tė mirė. GAFORRET janė tė ngjashėm me peshqit, por pak mė tė rrezikshėm. Edhe GAFORRET i nėnshtrohen "zotėrisė" sė vet, por... Pėr gratė-shkorpionė GAFORRET mund tė jenė dashnorė tė mirė, por s'iu preferohen si bashkėshortė (s'janė tė qėlluar), sepse shpeshherė edhe ata vetė janė vetiakė, tė pasigurt, ndonjėherė edhe agresivė. Pėr lidhje tė shkurtėra dashurie vijnė nė konsiderim edhe "tokėsorėt": DEMAT, BRICJEPTĖ dhe - optimistėt e tė kthjelltit e fisnikėt e Jupiterit: SHIGJETARĖT; edhe ata mund tė jenė dashnorė tė mėdhenj pėr femrėn-shkorpion.
Shumė nga shkoprionėt (femra), pėr shkak tė energjisė sė madhe dhe pasionit - kėrkojnė partnerė edhe tek shenja e DASHIT dhe LUANIT.

Thjesht: ata mund tė kombinohen me GAFORREN; me PESHKUN - kombinim i mirė dhe i dobishėm; me BRICJAPIN - tė krijuar pėr njėri-tjetrin; me DEMIN - jashtėzakonisht tė lumtu; me SHKORPIONIN - bėn; me tė tjerėt nuk janė harmonikė.

Apo: deri nė moshėn 30 vjeēare - partnerėt mė tė mirė janė gaforret dhe peshqit (sehnja tė ujit), sepse kėta i durojnė dhe i kuptojnė; kurse pas kėsaj periudhe, tė pėrshtatshėm janė bricjeptė - filozofė dhe deri diku tė qetė; dhe virgjėreshat - tė ftohta dhe racionale (shenja tė tokės).

***
Shkorpionėt janė feniksė qė pėrsėri lindin nga hiri i vet; raki qė krijohet nga vluarja e vet.

Pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje janė shumė tė frymėzuar me vdekjen, sepse vetėm me vdekjen zbulohet e fshehta e jetės.

Prandaj, ata pėrherė ndodhen midis jetės dhe vdekjes.

Gjenialiteti i tė pavetėdijshmes s'mund tė gjejė pėrfaqėsues mė tė mirė sesa tek kjo "kafshė e zezė" - SHKORPIONI, njėri prej banorėve mė tė hershėm tė tokės, shtaza e vetme qė e asgjėson vetveten (bėn autodestruksion), vetitė simbolike tė sė cilit i karakterizojnė pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje. Ėshtė karakteristike, se edhe kėta e dėshirojnė natėn, terrin, muzgun, i ikin diellit, dritės, duke i ndjekur vrimat, zgafellat, shpellat.

Shkorpioni ėshtė pėrfaqėsues nė flamurin e pasioneve, dhe ka qenė emblemė e popullit hebre. Ai udhėheq me fuqinė qiellore tė shqiponjės dhe me ambivalencėn e ēuditshme midis jetės e vdekjes. Tek kjo shenjė, bashkė me vlerat negative: vuajtjen, tė ligėn, dramėn, absurdin, asgjėsimin, vdekjen, shkojnė edhe vlerat pozitive tė jetės: rilindja, ripėrtritja dhe vlerat tjera shpirtėrore e materiale. Domethėnė, njėkohėsisht kanė kreativitet dhe destruktivitet.



Fjalė e urtė

Mos i beso atij qė thotė se e gjeta tė vėrtetėn, por besoi atij qė thotė e kėrkoj tė vėrtetėn!


Temat tjera

Si pėrpilohet horoskopi personal?

▪ Dashi

▪ Demi

▪ Binjakėt

▪ Gaforrja

▪ Luani

▪ Virgjėresha

▪ Peshorja

▪ Akrepi

▪ Shigjetari

▪ Bricjapi

▪ Ujori

▪ Peshku

▪ Mjekėsia astrologjike sipas shenjave tė horoskopit

▪ Horoskopi dhe paraja

▪ Zbuloni se kush jeni pėrmes ditės sė lindjes

▪ Njohja e vetės pėrmes shkronjės sė parė tė emrit

▪ Numerologjia e dashurisė

▪ Kalendari i pėrhershėm dhjetė shekullor

▪ Dashuria sipas grupit tė gjakut

▪ Fati pėrmes monedhės

▪ Marsi dhe shqiptarėt


Faqefise
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://gjith-qka.albanianforum.net
 
Akrepi (22 tetor - 21 nėntor)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Peshorja (23 shtator - 21 tetor)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: