www.gjith-qka.forume.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.albanianforum.net
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Menēuria dhe urtėsia

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Age : 35
Registration date : 30/12/2007

Menēuria dhe urtėsia Empty
MesazhTitulli: Menēuria dhe urtėsia   Menēuria dhe urtėsia Icon_minitimeThu Jan 17, 2008 12:03 pm

Menēuria dhe urtėsia

Nga tė gjitha vlerat e njeriut, thuhet se mendja ėshtė mė sė miri e shpėrndarė nė botė, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado qė tė jemi tė kėnaqur me mendjen dhe inteligjencėn tonė, realiteti i pėrditshėm na dėshmon tė kundėrtėn: mbi pamundėsitė, kufizimet intelektuale dhe marrėzinė tonė, e mos tė flasim pėr urtėsinė, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare.

▪ Sa herė qė e vrojtoj kėtė hapėsirė tonė politike, ekonomike, morale... nė tė cilėn gjendemi sot, gjithnjė mė shfaqet si dyshim ajo dhunti sfiduese e ndėrgjegjes sime intelektuale: mos vallė menēuria e jonė e lashtė e trashėguar si popull gjer mė tani s'ėshtė shprehur, apo ...ndoshta nuk e kemi pasur fare?

Dashtė Zoti qė tė jetė kjo e para, por si po na shkojnė punėt, kam frikė se pėrgjigja adekuate ėshtė vetė pjesa e dytė e dyshimit?!

Mendimtari i madh grek, Sokrati, para shumė shekujsh thoshte: "Unė di aq sa s'di asgjė". Njė "i menēur" i yni, pėrkundrazi beson se di ēdo gjė dhe pėr kėtė ėshtė nė gjendje qė me orė tė tėra t'ju bindi pėr njohurinė e vetė qė ka nga tė gjitha lėmenjtė e jetės: shkencė, politikė, sport, kulturė...Vaj halli, nėse rastėsisht nė kėto tentime tė kėtij "tė menēuri" provoni t'i kundėrviheni.

Dihet se ēka do t'ju gjej! Menjėherė do tė pasoj reagimi i ashpėr emocional, besa edhe nė shumicėn e rasteve ofendues - "ju jeni askush", "ju nuk dini asgjė"... , e mo Zot, ndoshta edhe ndonjė gjė tjetėr...

S'ke se ēka t'bėsh! Kėshtu e kemi ne shqiptarėt. Tė gjithė jemi njėfarė dore, "UNIVEZALISTA" dhe "ENCIKLOPEDISTA"!??

Sido qė tė jetė, pajtohemi tė gjithė se, tani para nesh si kosovar ėshtė sprova mė e madhe historike dhe dhashė Zoti, qė menēurinė tonė tė cilės gjithmonė i kemi besuar se e kemi, ta shfrytėzojmė pikėrisht nė kėto raste vendimtare.

Por, pak dyshoj! Sepse, sikur tė gjykojmė me gjendjen e mendjes tonė tė tashme, nuk duhet tė shpresonim edhe aq shumė. Por, nėse mbi tė gjitha, si vendimtare, do tė dominoj instinkti kolektiv shekullor i popullit tonė, ndėrtuar pėrherė mbi trimėrinė, moralin e shėndosh, drejtėsinė dhe dinjitetin, atėherė lirisht mund tė thuhet se ka shpresa.

Por, nė kėtė kohė qė gjendemi ne sot, edhe sikur tė kishim shumė mend, nuk do tė na mjaftonte. Sepse, pėrveē mendjes dhe menēurisė, na duhet edhe urtėsia.

Po, po! Edhe URTĖSIA! Sepse kėto tė dyja nė mes veti janė tejet tė kundėrta.

Me dijeni nėnkuptojmė, qė nga njohja dhe mbajtja nė mend e shumė tė dhėnave e shėnimeve qė na ofrohen nė ēdo ēast, e gjeri tek intelekti qė na formon si intelektual. Fatmirėsisht, kėso "dijetar" kemi mjaft dhe nė ēdo vend, e mė sė shumti aty ku vendoset nga lartė - NĖ PUSHTET.

Mos vallė mu pėr kėtė e kemi gjendjen ashtu siē e kemi? Jemi aty ku jemi?!



E URTĖSIA? Ēka ėshtė urtėsia?
Urtėsia ėshtė shumė mė e lartė se vetė intelekti dhe tėrė menēuria sė bashku. Ajo vendos shpejtė dhe drejtė. S'ka gabime dhe nuk frikėsohet nga askush, e mė sė paku nga vetja. Ėshtė aftėsia e Zotit e ndėrtuar gjatė dhe me vrojtim tė qartė nė rrjedhėn e gjėrave. Ajo i gjen shkaktarėt nė pasoja, dallon realitetin nga iluzionet, vlerėson saktė ē'ėshtė patjetėr pėr momentin, ėshtė e panėnshtrueshme para emocioneve dhe instinkteve momentale. Nuk ėshtė egocentrike dhe nė gjykime ėshtė tejet e shpejtė dhe e qartė. Nė tė s'ka kokėfortėsi, por vendosmėri, nuk ėshtė imponuese dhe zėdhėnėse, por ėshtė e patjetėrsueshme, sepse nė vete pėrmban forcėn e madhe tė realitetit.

Urtėsia sot na nevojitet shumė dhe mė sė tepėrmi, por ku ta gjejmė atė? A ekziston?

E k z i s t o n! Por, jo nė vendet ku vendoset. Ajo nuk gjendet aty, sepse nuk di tė vardiset, nuk imponohet dhe as lajkaton, prandaj edhe me arsye tė plotė nuk ėshtė nė pushtet ku ne jemi mėsuar ta kėrkojmė.

Fare nuk ėshtė ēudi pse ajo nuk ėshtė nė pushtet, por duhet tė jetė ēudi pse pushteti nuk i kėshillon ata qė e kanė kėtė aftėsi, sė paku pėr tė pasur edhe me se tė lavdėrohen si zakonisht, se urtėsia e dikujt ėshtė e tyre.

Sė fundi, do t'ju shpalos edhe njė frikė qė mė mundon: sikur sot tė kishim votuar nė mes tė "menēurit" tonė, i cili na bind se di ēdo gjė, dhe atij tė urti tė lashtė qė mendonte se di aq sa s'di asgjė, sigurisht se do tė fitonte ky i pari. Sepse, ai ėshtė mė i afėrt, mė i kuptueshėm, mė praktik dhe mė i kapshėm pėr ne... Sepse ai ėshtė pjesė e realitetit tonė...


Adnan Abrashi - NANDA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://gjith-qka.albanianforum.net
 
Menēuria dhe urtėsia
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: