www.gjith-qka.forume.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.albanianforum.net
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Astrologjia dhe shėndeti

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin



Numri i postimeve : 187
Age : 35
Registration date : 30/12/2007

Astrologjia dhe shėndeti Empty
MesazhTitulli: Astrologjia dhe shėndeti   Astrologjia dhe shėndeti Icon_minitimeThu Jan 17, 2008 1:46 pm

Astrologjia dhe shėndeti
Dega e astrologjisė, e cila merret me ndikim e trupave qiellorė nė shėndetin tonė, quhet astromjekėsi (astomedicinė). Shenjat astrale renditen qė nga maja e trupit pėr tė vazhduar deri nė fund tė kėmbėve me tė njėjtin rend sikundėr renditen nė Zodiak.
Kėshtu, dashi ėshtė ekuivalenti i kokės, demi i qafės, binjakėt tė krahėve dhe pjesės sė epėrme tė gjoksit, gaforrja ekuivalent i gjinjve, zemra i luanit, peshorja dhe virgjėresha tė pjesės sė mesit tė trupit, akrepi ekuivalent i organeve seksuale, shigjetari i kofshėve, bricjapi i gjunjėve, ujori i pjesėve tė nėngjurit, ndėrsa peshqit janė ekuivalentė tė shputės sė kėmbės.
Secilės shenjė duhet t’i jepet domethėnia e planetit zotėrues, sepse planetėt i drejtojnė pjesėt e caktuara tė trupit dhe organet e tij. Mirėpo, qė ta krijojmė njė pamje mbi shėndetin e ndonjė personi nuk na mjafton vetėm shenja e tij solare dhe planeti i tij sundues. Nė bazė tė orės sė lindjes duhet tė bėhet karta precize natale, pastaj tė analizohet nė tėrėsi horoskopi, duke u dhėnė pėrparėsi pjesėve tė horoskopit qė kanė tė bėjnė me gjendjen shėndetėsore.

Planetėt dhe trupi i njeriut: Secilit planet i pėrket njė pjesė e caktuar e trupit.
Nė astrologji secila shenjė zodiakale udhėheq pothuajse tė njėjtat pjesė tė trupit sikundėr edhe planeti i saj sundues (dashi she akrepi - Marsi, Plutoni; demi dhe peshorja - Venera; binjakėt dhe virgjėresha - Merkuri; shigjetari - Jupiteri; bricjapi - Saturni; ujori - Urani; peshqit - Neptuni, gaforrja - Hėna, Luani - Dielli), ndaj gjatė analizės sė shėndetit duhet t’i marrin parasysh si shenjat, ashtu edhe planetėt.
Prandaj ky regjistėr i planetėve dhe i pjesėve tė trupit, qė u pėrgjigjen atyre, mund tė zbatohet edhe nė shenjat e Zodiakut.

• Dielli: syri, zemra, qarkullimi i gjakut, shpina, sperma;
• Hėna: syri, psikika, limfa, gjinjtė, gjėndrat qumėshtore, mitra, lėngjet e trupit;
• Merkuri: sistemi nervor, veshėt, mushkėritė, sistemi i frymėmarrjes, krahėt, duart, bėrrylat, gishtat;
• Venera: goja, faqet, fyti, lėkura, veshkat, vezoret;
• Marsi: koka, hunda, mjekra, muskujt, zorrėt, rruazat e kuqe tė gjakut, organet seksuale;
• Jupiteri: mėlēia, arteriet, gjėndrat;
• Saturni: eshtrat, thonjtė, dhėmbėt, flokėt, gjunjėt;
• Urani: nervat, psikika, truri, nyjat;
• Neptuni: psikika, shputat, boshti kurrizor, rruazat e bardha tė gjakut;
• Plutoni: sistemi reprodukues, gjėndrat, hipofiza, gjenet.

Predispozitat shėndetėsore tė shenjave tė Zodiakut

DASHI: Pika e dobėt – koka
Si shenja e parė e zjarrtė, dashi mishėron energjinė, karakterin luftarak dhe depėrtueshmėrinė. Ėshtė shumė impulsiv dhe drejt cakut shkon si i pakokė, sikurse krijesa nė bazė tė sė cilės edhe e ka marrė emrin, andaj shpesh edhe e pėson. Sundimtar e ka Marsin e zjarrtė, planet qė nė astromedicinė shihet si pėrgjegjės pėr ndezjet e forta dhe lėndimet, por gjithashtu edhe meritor pėr shėrimin e shpejtė dhe pėr ripėrtėritjen e gjakut e tė forcės.
Dashi i udhėheq kokėn dhe organet tė cilat ndodhen nė tė (truri, nervat, sytė, hunda, boshti i qafės, eshtrat e fytyrės), pastaj muskujt, nervat dhe motorikėn. Sa herė qė lėndohet gjithnjė tek ai pėson koka, prandaj ėshtė shumė me rėndėsi qė tė mbrohet, bie fjala, gjatė vozitjes me motoēikletė. Dashi ėshtė sė tepėrmi nervoz, epshor dhe erotik, ndėrsa pėr shkak tė mosdurimit dhe humbjes sė arsyes shpeshherė u qaset marrėdhėnieve seksuale pa pėrdorur mbrojtjen. Pėr kėtė shkak shpesh kurohet nga sėmundjet seksuale, disa nga tė cilat mund ta rrezikojnė sė tepėrmi pjellshmėrinė e tij. Rėndom atakohet nga ndezjet me temperaturė tė lartė, dhembja e kokės dhe migrena, dhembja e dhėmbėve, meningjitisi, stresi, anksioziteti me shtypje tė lartė tė gjakut. Ėshtė i dėshirueshėm si dhurues gjaku, ndėrsa pėr t’u ndier mė mirė duhet tė flejė sa mė shumė, tė hajė ushqim pejzor, si dhe ushqime tė pasura me vitaminat C dhe E. E qetėson aroma e livandės.
Aktiviteti trupor: Vrapimi Deshtė e duan trupin e tyre, ndėrsa gjendjes sė tyre psiko-fizike i pėrgjigjet jashtėzakonisht shumė aktiviteti i shtuar trupor. Pėr ta gjėja mė e mirė ėshtė vrapimi herėt nė mėngjes, ende pa lindur dielli, ose nė mbrėmje nėse nuk flenė herėt. Pjesėtarėt e kėsaj shenje rregullisht shėnojnė rezultate tė mira nė vrapime, madje mė sė shumti nė shtigje tė shkurtra. Vrapimi ėshtė zgjedhja ideale nėse duan qė nga vetja ta largojnė ngarkesėn psiko-fizike dhe energjinė negative. Mė sė miri do tė ishte nėse do tė vraponin nė natyrė, por kėtė mund ta bėjnė edhe nė ambient tė mbyllur nė shiritin lėvizės.

DEMI: Fyti i ndjeshėm

Demi tokėsor ėshtė shenja qendrore e pranverės sė bujshme, ndaj edhe simbol i pjellorisė, i rritės dhe i pėrparimit. Ėshtė jashtėzakonisht rezistues dhe kėmbėngulės, megjithėse ka veprime tė plogėshta dhe tė ngadalshme. Ka rezerva tė mėdha tė energjisė, por nganjėherė ėshtė dembel dhe i ngadalshėm, i gatshėm qė vetėm tė shijojė kėnaqėsinė e tė ushqyerit, pijes dhe udhėtimit. Pėr kėtė shkak ėshtė i ndjeshėm ndaj problemeve shėndetėsore qė lidhen me teprimet nė tė ngrėnė dhe tė pirė, trashėsinė dhe nganjėherė edhe me buliminė. Nė trupin e njeriut kėsaj shenje i takon pjesa ndėrmjet kokės dhe krahėve: qafa, fyti, bajamet, gjėndrat mbrojtėse, vezoret (pjelloria), goja dhe zgavra e gojės (zėri, tė ushqyeri).
Nėn ingjerencėn e kėsaj shenje janė edhe sekrecioni dhe veprimi hormoneve (rritja, menstruacionet, ndryshimet e pubertetit), ėndrrat dhe metabolizmi i gjithmbarshėm. Mė sė shpeshti sėmuret nga ērregullimet e metabolizmit, sėmundjet e fytit, trashėsia ose humbja e apetitit, por mund tė ketė probleme edhe me vezoret dhe gjėndrat mbrojtėse. Me rėndėsi ėshtė qė tė konsumojė ushqim tė shėndoshė, tė ushqehet masė dhe tė ushtrojė rregullisht. I ndihmon qėndrimi nė natyrė, terapia aromatike dhe ēajet e bimėve. Nė vend tė plogėshtisė do tė duhej tė fillonte me ushtrime tė lehta trupore, me jogė, ose meditim nė ambient nė tė cilin ndihet aroma e vajit eterik tė livandės, rozmarinės dhe eukaliptusit. Por nėse vendos qė tė bėjė masazh, atėherė le tė jetė ajo e fortė dhe nga pak e shoqėruar edhe me dhimbje.
Aktiviteti trupor: Aerobiku dhe lundrimi.
Dembelisė sė rrezikshme e tė lindur dhe plogėshtisė demat do tė duhej t’i pėrgjigjeshin pa hamendje me lėvizje mė tė shumta. Pa dyshim pėr femrat aerobiku ėshtė zgjidhje ideale, sepse ai, krahas mėnjanimit tė humorit tė keq dhe tė energjisė negative, do tė ndihmojė edhe qė t’i humbin njė sasi tė madhe tė kalorive, tė cilat pėr demat janė armiku tradicional. Madje, edhe kur nuk janė nė formė, ose ndiejnė se ushtrimet janė tepėr tė vėshtira, as edhe nė njė rast tė tillė, nuk do tė duhej tė ndalonin, por do tė duhej niseshin menjėherė nė njė shėtitje pėr t’i mbushur plot ajėr mushkėritė. Pėr meshkuj sporti ideal ėshtė kanotazhi, sepse ai ua mundėson tė lėvizin edhe duke qėndruar ulur!

BINJAKĖT: Mushkėritė e rrezikuara
Binjakėt janė shenjė ajrore e cilėsisė sė ndryshueshme, nė aspektin e biznesit janė shumė tė shqetėsuar, kureshtarė, tė shkathtė dhe tė shumanshėm. U pėrgjigjet ritmi i shpejtė i tė jetuarit, por ai do t’u shkaktojė telashe me lukthin (gastritisin). Sikundėr sundimtari i tyre Merkuri, edhe ata merren me komunikimin mental dhe veprojnė si ndėrmjetės mes mendimit dhe lėvizjes, qė do tė thotė se kanė tė njėjtėn detyrė sikur nervat. Sa i pėrket trupit tė njeriut ata e udhėheqin pulsin, bronket, mushkėritė, veshin, daullet e veshit, krahėt, bėrrylat, tetivat, nyjat si dhe sistemin nervor. Nėn ingjerencėn e tyre janė edhe funksionet e frymėmarrjes dhe enzimeve, pastaj qarkullimi periferik, sistemi periferik nervor dhe hemoglobina.
Mė sė shumti janė tė prirė qė tė pėsojnė ndezjen e veshit dhe tė bronkeve, pastaj tė kenė probleme me mushkėritė, alergjitė, lėndimin e ekstremiteteve, ngarkesėn nervore, duke i shtuar edhe telashet me lukth. Mangėsia e tyre ėshtė se nuk janė fort tė vendosur, kėshtu qė vėshtirė heqin dorė nga ajo qė ua kėnda, e nuk janė edhe aq tė disiplinuar nė raport me udhėzimet e mjekut. Meqenėse udhėheqin rrugėt e frymėmarrjes, do tė duhej ta shmangnin jo vetėm pirjen e duhanit, por edhe vetė pirėsit e duhanit! Mė sė shumti u pėrgjigjen pemėt jugore – limoni, portokalli dhe sidomos grejpfruti, ndėrkohė qė do tė duhej tė siguronin sasi tė mjaftueshme tė vitaminės B dhe tė magnezit.
Aktiviteti trupor: Tenisi. Aktiviteti mė i preferuar sportiv i binjakėve ėshtė tenisi. Edhe kur nuk kanė ndonjė dėshirė pėr garė, tenisi ua ofron mundėsinė e pėrmirėsimit tė reflekseve dhe tė krijimit tė aftėsive pėr zgjidhjen e situatave jostabile. Rezultat i marrjes me kėtė sport do tė jetė vetėbesimi dhe kėmbėngulėsia, por gjithashtu duhet theksuar se tenisi i rrit edhe aftėsitė intelektuale sikundėr janė vėmendja dhe pėrqendrimi.

GAFORRJA: Qejfi i ndryshueshėm, shėndeti jostabil

Gaforrja ujore hyn ndėr shenjat e ndjeshme edhe nė aspektin emocional dhe shėndetėsor. Nė fėmijėri shpesh sėmuren, nuk janė tė prirė as pėr aktivitete fizike dhe as pėr sport, e vetmja gjė qė i kėnaq nė kėtė drejtim ėshtė noti. Nė trupin e njeriut ėshtė "vendosur" nė pjesėn e parme tė gjoksit dhe tė lukthit, ndaj drejton organet qė ndodhen nė kėtė pjesė (stomakun e epėrm, daljen e poshtme tė lukthit, pankreasin). Megjithatė, pasi qė ėshtė shumė emocionale, bėn pjesė nė shenjat e ndjeshme psikike. Qejfin (mirakanden) e ka tė ndryshueshėm, ėshtė i brengosur dhe prirė pėr depresion, ndėrsa gjėja mė e ndjeshme pėr tė ėshtė familja.
Kjo shenjė dėshmon edhe se ēfarė ėshtė trashėgimia gjenetike, ndėrsa nė astrologji ėshtė e lidhur me mitrėn, ndaj nėn kontrollin e saj janė organet dhe funksionet trupore qė janė pjesė e mbarsjes, shtatzėnėsisė dhe periudhės sė paslindjes (mitra, placenta, muskujt e lėmuar, rritja, ciklet reprodukuese, tė ushqyerit, shtatzėnėsia, tė dhėnėt gji foshnjės). Ėshtė i prirė pėr sėmundje tė lukthit, pankreasit, diabetit, ndezjes sė mėshikėzės, pėr telashe me shtatzėnėsinė, pengesa psikike, depresion tė paslindjes.
Shėndetin ia pėrmirėsojnė uji i burimit, ēaji dhe pemėt e primet, qė janė tė pasura me lėngje. Sallata e gjelbėr ėshtė bima e tij, kastraveci i gjelbėr dhe perimet e tjera tė paziera.
Aktiviteti trupor: Noti Pėr gaforret qė do tė dėshironin ta humbnin ndonjė kilogram peshe noti ėshtė sporti ideal. Nė rend tė parė, femrat e kėsaj shenje do tė kenė pėrfitime nė rast se vendosin qė kohėn e lirė ta kalojnė duke notuar nė pishinė, ndėrsa verės nė det dhe nė ujėra tė tjera. Edhe nėse nuk jeni mjeshtėr i notit, mos u shqetėsoni aspak. Kini parasysh faktin se "rekreativėt" me lėvizjet e tyre joharmonike harxhojnė shumė mė shumė kalori sesa profesionistėt.

LUANI: Robėruesi i zemrave
Luani i zjarrtė, sikurse edhe sundimtari i tij Dielli, i udhėheqin funksionet vitale trupore – punėn e zemrės dhe qarkullimin e gjakut. Ėshtė me shėndet tė mirė, pėrplot energji, pjellor dhe i qėndrueshėm. Mirėpo, nuk e pėrballon mirė dhimbjen, posaēėrisht pritjen te mjeku dhe shkuarjen te stomatologu. Megjithėse duket plot vetėbesim dhe i fortė, nė situatat e rrezikshme bėhet mjaft frikacak.
Stresin e ka armikun mė tė madh, sikundėr edhe ushqimin e yndyrshėm dhe nikotinėn, e cila do t’i krijojė shtresa nė muret e venave. Te trupi i njeriut udhėheq punėn e zemrės, aortėn, venėn koronare, boshtin kurrizor, shpinėn dhe nervat.
Ėshtė i ndjeshėm ndaj problemeve tė zemrės, shtypjes sė lartė tė gjakut, aritmisė, mbylljes sė venave tė gjakut, infarktit, pikės nė tru, nxehtėsisė, qėndrimit nė diell, infektimit dhe ndezjes sė organeve seksuale. Do tė duhej qė kolesteroli tė kontrollohej nė kohėn e duhur, ndėrsa shumė herėt do tė duhej tė konstatohej edhe shtrembėrimi i boshtit kurrizor dhe si masė do tė duhej aplikuar ecjen dhe vrapimin e rregullt. Mund tė vuajė edhe nga telashet qė lidhen me boshtin kurrizor, ėshtė i prirė qė tė ketė ishiasin dhe shtangimin, kryesisht ndėrmjet shpatullave.
Nė racionet e tij do tė duhej tė ishte edhe peshku, madje peshku i kaltėr, pastaj gjėrat ushqimore tė pasura me vitaminat A dh C (bimėt e verdha dhe tė gjelbra, karotat, sardinat).
Aktiviteti trupor: Bodibildingu
Thuhet se bodibildingu ėshtė sport ideal pėr personat e lindur nė shenjėn e luanit. Duke i forcuar muskujt, ky sport ua jep atyre pamjen pėr tė cilėn shumėkush ua ka lakmi. Pėr gjininė e bukur, pėrfaqėsueset e sė cilės nuk duan tė dėgjojnė pėr “fryrjen” e muskujve, rekomandohet gjimnastikė me pesha tė vogla. Kėshillė pėr pėrmirėsimin e pamjes sė gjinjve: shtrihuni me shpinė nė dysheme, me kėmbė tė lakuara nė gjunjė dhe me tabanė tė mbėshtetur fort pėr toke. Shtrijeni mirė shpinėn (dhe qafėn), pastaj nė duar merrni dy pesha tė vogla dhe ngadalė i ngrini nga dyshemeja, duke i mbajtur duart plotėsisht tė shtrira. Ushtrimin pėrsėriteni tė paktėn njėzet herė pa ndėrprerė; pushoni dhe pastaj pėrsėriteni ushtrimin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://gjith-qka.albanianforum.net
 
Astrologjia dhe shėndeti
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Astrologjia dhe shendeti vazhdim
» Astrologjia kineze vazhdim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: